10 VJET ME MOTILOKAL.COM – PLATFORMËN NUMËR 1 TË MOTIT NË GJUHËN SHQIPE

10 VJET ME MOTILOKAL.COM – PLATFORMËN NUMËR 1 TË MOTIT NË GJUHËN SHQIPE

Motilokal.com sapo ka mbushur një dekadë në shërbim tuajin. Që nga themelimi i kësaj platforme, ndër të parave për parashikimin e motit në webosferën shqiptare, ajo ka mbetur e përkushtuar ndaj vërtetësisë dhe informimit objektiv të qytetarëve lidhur me motin. Ky përvjetor nënkupton jo vetëm vitet e punës së palodhshme dhe vendosmërisë, por edhe potencialin e jashtëzakonshëm që ka para dhe këmbënguljen në përsosjen e shërbimeve të tij. Gjatë këtyre viteve, motilokal.com nuk ka ngelur vetëm një faqe interneti që ju ka njoftuar me më të rejat e motit. Ai ka arritur me sukses të bëjë një kapërcim të madh duke shkëlqyer edhe në platforma të tjera, të cilat përfshijnë të gjitha kanalet e komunikimit elektronik. Informacioni i motilokal.com sot është i pranishëm në rrjete sociale, makina kërkimi, televizion, radio, etj.

Me mbi 2 milion vizita në muaj, ai është kthyer në referencën kryesore të motit në gjithë hapësirën shqiptare. Vizitori përveç marrjes së informacioneve për temperaturat dhe veçantitë e motit për të gjitha qytetet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe qytetet kryesore të rajonit dhe botës, ai po ashtu ka mundësi të lexojë edhe artikuj në fusha të ndryshme si dhe të njoh nga afër profesionistë të shumtë shqiptarë, njohuritë e të cilëve kanë ardhur te ju përmes intervistave.

Për më tepër, motilokal.com përmes kampanjave është shndërruar në luftëtar të guximshëm kundër ndotjes së ambientit si dhe promovues autentik i bukurive shqiptare gjithandej. Fotografitë dhe videot e tij janë shikuar me miliona herë në rrjete sociale. Në këtë kuadër, motilokal është shndërruar në partner për institucionet qendrore dhe lokale në Shqipëri dhe Kosovë dhe kjo ka nxitur në fillimin e bashkëpunimit në shumë projekte, sidomos në ato që kanë të bëjnë me ruajtjen e ambientit.

Nisur nga motoja e saj: “Nesër është një ditë e mirë”, drejtuesit e saj janë të bindur se edhe në dekadën që po hyjnë, kjo platformë do të mbetet referencë lojale ndaj vizitorëve të saj të shumtë dhe dritare objektive për shumë fenomene që i shqetësojnë qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen.

Ju faleminderit!

/Motilokal.com