Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot i ftohtë, me diell, vranësira dhe riga shiu.
Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë i ftohtë, me kthjellime dhe vranësira, mundësi për riga të dobëta shiu dhe erëra. Temperaturat do të lëvizin prej 5 deri në 7 °C. E diela parashihet me vranësira dhe intervale me diell. Temperatura pritet të luhaten nga 2 deri në 6 °C.
Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet i ftohtë, me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të luhaten nga 6 deri në 9 °C. E diela pritet të jetë me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 0 deri në 8 °C.
Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë pjesërisht me vranësira e intervale me diell. Temperatura do të luhaten nga 6 deri në 9 °C. E diela parashihet të jetë me vranësira e reshje lokale shiu dhe erëra. Termometri pritet të shënon temperatura prej 3 deri në 7 °C.
Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë me vranësira dhe diell. Temperaturat do të luhatën nga 3 deri në 6 °C. Dita e diel do të mbajë mot i ndryshueshëm, në mbrëmje priten reshje lokale shiu. Temperatura do të lëvizin prej 4 deri në 6 °C.
Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë me vranësira, diell dhe erëra. Temperaturat do të lëvizin prej 5 deri në 8 °C. E diela parashihet mot me vranësira e reshje lokale shi. Temperatura pritet të luhaten nga 8 deri në 9 °C.
E shtuna në Shtutgart do të jetë pjesërisht me vranësira e diel. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 8 deri në 10 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe riga të dobëta shiu. Temperaturat do të sillen nga 3 deri në 10 °C.
/Motilokal.com
