Moti të shtunën në Bazel do të mbajë pjesërisht me vranësira e intervale me diell. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 7 deri në 10 °C. E diela do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 2 deri në 8 °C.
Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë ftohtë, pjesërisht me re dhe diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 4 deri në 8 °C. Dita e diel parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira e riga lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 6 °C.
Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 8 °C. Moti të dielën parashihet me reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 1 deri në 6 °C.
Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot pothuajse i kthjellët. Temperaturat e ajrit gjatë ditës do të luhatën nga 6 deri në 8 °C. Të dielën pritet mot me shi. Temperaturat do të sillen nga 4 deri në 6 °C.
Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot me vranësira e kthjellime. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 2 deri në 10 °C. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë me shi. Temperaturat do të luhaten nga 6 deri në 7 °C
/Motilokal.com
