Moti natën e Vitit të Ri, mësoni se a do të bie borë

Moti natën e Vitit të Ri, mësoni se a do të bie borë

Dita e fundit e vitit 2023 do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore.

Edhe pse tani jemi në stinën e dimrit, rrezet e diellit dominojnë në qytetet dhe fshatrat shqiptare. Bora tashmë ka zbardhuar majat e bjeshkëve.

Sipas parashikimit të Motilokal.com dita e 31 dhjetorit 2023 në Shqipëri parashihet me vranësira e periudha me diell. Në orët e vona të natës mundësi për riga të dobëta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 13 °C.

Moti në Kosovë për ndërrimin e viteve do të mbajë me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të luhatën prej 1 deri në 9 °C.

Sipas parashikimeve meteorologjike me 31 dhjetor në Maqedoninë Veriut do të mbajë pjesërisht i vranët dhe stabil, në mëngjes kryesisht në lugina paraqitje e mjegullës. Temperatura priten të sillen prej 3 deri në 6 °C.

Mot me vranësira dhe periudha me diell parashikohet të mbajë në Mal të Zi, ndërsa në orët e vona prite riga të dobëta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 12 °C.

Për t’i parë temperaturat për secilin qytet ju mund të vizitoni portalin numër 1 në parashikimin e motit www.motilokal.com që të njoftoheni me të rejat e fundit rreth motit.

/Motilokal.com