Mbi gjysmë milionë udhëtarë në portin e Sarandës

Mbi gjysmë milionë udhëtarë në portin e Sarandës

Sezoni turistik në vend është mbyllur, ndërsa bilanci për Sarandën rezultoi pozitiv. Porti i qyteti ka shërbyer si një arterie e rëndësishme, për ardhjen e turistëve në qytetin bregdetar.

Mbi gjysmë milionë udhëtarë kanë zbritur në portin e Sarandës gjatë 2023. Kështu deklaroi sot Kryeministri Rama në konferencën për shtyp të fundvitit me gazetarët.

“Më duket shumë domethënëse jo vetëm çfarë ka ndodhur, por për potencialin e jashtëzakonshëm që ka dhe për këtë arsye ne kemi hapur rrugën për një investim të rëndësishëm në Sarandë për portin e ri turistik”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se “jemi në procesin e vlerësimit të një transformimit edhe të portit ekzistues të Sarandës”.

Sipas autoritetit portual dhe referuar shifrave në rritje, viti 2024 pritet të jetë më i frytshëm.

Edhe pse sezoni turistik në Sarandë zyrtarisht ka përfunduar, në Portin Detar priten ende anije.

/Motilokal.com