Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e diel në Kosovë

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e diel në Kosovë

Moti në Kosovë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore.

Ditën e diel parashikohet mot me kthjellime dhe vranësira. Në mëngjes dhe mbrëmje pritet shfaqje e mjegullës.

Termometri të dielën pritet të shënojë temperatura prej 0 deri në 8 °C.

/Motilokal.com