Territori i Bosnjë-Hercegovinës është goditur nga një tërmet mbrëmjen e sotme, i cili është ndjerë në shumë qytete.
Për momentin nuk dihet për forcën e vetë tërmetit, por sipas dëshmive të qytetarëve është ndjerë një lëkundje më e rëndë.

Lëkundjet e tokës janë ndjerë nga qytetarët e Sarajevës, por edhe Zenica, Kupres, Tuzla, Gradaçac dhe shumë qytete të tjera.

Sipas informacioneve të para nga faqja e internetit EMSC, magnituda e tërmetit është 4.8 ballë të shkallës Rihter.

Gjithashtu, sipas informacioneve paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra në veriperëndim të Zenicës në një thellësi prej tetë kilometrash.
/Motilokal.com
