Të lënduar dhe dëme materiale nga tërmeti i mbrëmshëm në Bosnje dhe Hercegovinë

Të lënduar dhe dëme materiale nga tërmeti i mbrëmshëm në Bosnje dhe Hercegovinë

Pas tërmetit të fortë që tronditi Bosnjë dhe Hercegovinën mbrëmë, epiqendra e të cilit ishte afër Zenicës, më shumë informacione dihen për numrin e të lënduarve, si dhe për dëmet materiale.

“Fatkeqësisht janë raportuar katër raste të lëndimeve të qytetarëve, njëri prej tyre në Jelinë, ndërsa tre qytetarë kanë raportuar lëndime si pasojë e rënies së materialit ndërtimor nga objektet dhe shtëpitë. Dy nga të lënduarit janë mbajtur në Spitalin Kantonal të Zenicës. Policia jonë dhe shërbimet e Administratës Kantonale të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe monitorojnë situatën në terren”, njoftoi kryeministri i ZDK-së, Nezir Piviq në Facebook.

Ndërsa drejtori i Administratës Kantonale të Mbrojtjes Civile të Kantonit Zenicë-Doboj, Džavid Aliçiq, ka konfirmuar për FENI se katër persona janë lënduar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e rënies së shkëmbit në rrugën kryesore M-17, në hyrje të tunelit të Vrandukut në afërsi të Zenicës, ndërsa tre persona janë lënduar si pasojë e rënies së materialit nga ndërtesat në qytet. Dy makina janë dëmtuar edhe nga rrëshqitja e dheut në autostradën M-17, e cila ka sjellë edhe ndërprerjen e plotë të qarkullimit në këtë pjesë. Aktualisht po punohet për largimin e materialit nga rruga”, thotë Aliçiq.

Dy persona janë dërguar në shtëpi pasi kanë marrë ndihmë në Emergjencën e Zenicës, ndërsa dy të tjerët, njëri prej të cilëve ka mbetur i lënduar si pasojë e rrëshqitjes së dheut, janë mbajtur për trajtim në Spitalin Kantonal të Zenicës. Për momentin nuk ka detaje rreth shkallës së lëndimeve të tyre.

Në fshatin Lubetovë, afër Zenicës, nga shtëpia dhe muri mbajtës kanë rënë tjegulla, e cila ka rezultuar me groposjen e një veture pasagjerësh.

Epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra në veri të Zenicës, në një thellësi prej nëntë kilometrash. Sipas Qendrës për Sizmologji të Institutit Federal Hidrometeorologjik të Bosnjë-Hercegovinës, tërmeti në hipoqendër ka qenë me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter, ndërsa intensiteti në epiqendër ka qenë VI gradë i shkallës Mercali. Është ndjerë në zonën më të gjerë të Bosnjës dhe Hercegovinës qendrore.

/Motilokal.com