Viti 2024 në Kosovë nis me mot të ndryshueshëm për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti të hënën parashihet në mëngjes me mjegull, gjatë ditës pjesërisht me vranësira, ndërsa në mbrëmje me reshje lokale shiu, kurse në viset malore borë.
Dita e martë do të mbajë me riga lokale shiu në mëngjes, gjatë ditës me vranësira e intervale me diell.
E mërkura parashikohet kryesisht me vranësira, paradite me riga lokale shiu.

/Motilokal.com
