Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell e vranësira të ulëta deri në mesatare. Përgjatë luginave me paraqitje të mjegullës, e cila gjatë ditës do të ulet. Vranësirat do të shtohen gjatë natës, kurse nëpër lugina do të mbajë mjegull.
Dita e martë do të mbajë pjesërisht me vranësira, paradite me reshje lokale shiu, kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore.
E mërkura do të jetë pjesërisht me vranësira, në mëngjes me paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Pasdite do të ketë reshje lokale shiu, kryesisht në pjesët perëndimore.

/Motilokal.com
