Kosova feston liberalizimin e vizave/ Nisën për në Vjenë 50 qytetarë që fituan udhëtimin nga Qeveria

Kosova feston liberalizimin e vizave/ Nisën për në Vjenë 50 qytetarë që fituan udhëtimin nga Qeveria

Nga sot qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në 32 shtetet e Evropës pa viza. Nisja e parë zyrtare është bërë sot nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Këtë ngjarje nga afër e ka përcjell edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ku ka uruar qytetarët e Kosovës për heqjen e vizave.

Kurti tha se sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë, të cilët e kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës së Qeverisë.

“Kemi pritur shumë gjatë, nga sot po hiqet një padrejtësi. Qytetarët tanë tashmë do të mund të lëvizin në 32 vende. Sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë të cilët kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës tonë. Të respektojnë kriteret, dhe kudo që të udhëtojmë mos të harrojmë se shtëpia jonë është Kosova. Urime viti i ri dhe për herë të fundit urime liberalizimi i vizave”, tha Kurti.

/Motilokal.com