Momente drithëruese nga tërmeti 7.6 ballë në Japoni/ VIDEO

Momente drithëruese nga tërmeti 7.6 ballë në Japoni/ VIDEO

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë ka goditur rajonin qendror të Japonisë.

Banorëve iu kërkua të evakuoheshin menjëherë, teksa autoritetet japoneze lëshuan një paralajmërim për cunami në zonën bregdetare Noto në Ishikawa.

Pamjet e publikuara nga mediat e huaja tregojnë “dridhjen” që pësuan ndërtesat për shkak të tërmetit tepër të fortë. Lëkundjet e forta kanë shkaktuar edhe çarje në disa rrugë.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi gjithashtu një paralajmërim për cunami përgjatë rajoneve bregdetare të prefekturave Niigata dhe Toyama.

/Motilokal.com