Pse Japonia është një ndër territoret më të prekshme nga tërmetet, njëkohësisht me më pak viktima se në vendet tjera të botës!

Pse Japonia është një ndër territoret më të prekshme nga tërmetet, njëkohësisht me më pak viktima se në vendet tjera të botës!

Nga Shemsi Mustafa

Tërmeti i 1 janarit 2024, M 7.5 në bregun perëndimor të Japonisë, në ishullin Honshu, ndodhi si rezultat i thyerjes së cekët të kundërt në koren e Tokës. Zgjidhjet e mekanizmit fokal për tërmetin tregojnë se thyerja ka ndodhur në një çarje të kundërt me zhytje mesatare që godet në jugperëndim ose verilindje. Japonia është një rajon sizmikisht aktiv, me shumicën e tërmeteve që ndodhin në brigjet lindore, ku pllaka e Paqësorit zbret poshtë Japonisë. Ky tërmet ndodhi në bregun perëndimor të Japonisë, ku deformimi i kores i krijuar nga lëvizjet më të gjera të pllakave akomodohet në thyerje të cekëta. Tërmetet e cekët shkaktojnë më shumë dëme sesa ato me fokus të ndërmjetëm dhe të thellë, pasi energjia e gjeneruar nga ngjarjet e cekëta lëshohet më afër sipërfaqes dhe për këtë arsye prodhon lëkundje më të forta në krahasim me tërmetet e vendosura më thellë brenda Tokës.

Sipas katalogut të tërmeteve:

Brenda një dekade, 2014-2023 territori i Japonisë është goditur me 15 tërmete me magnitudë mbi 6.0, (m> 6.0);

  • Gjashtë tërmete me M 6.0-6.4 shkallë të Rihterit;
  • Tre tërmete me M 6.5-6.9 shk. të Rihterit;
  • Katër tërmete me M 7.0-7.4 shk. të Rihterit;
  • Dy tërmete me 7.5-7.9 shk. të Rihterit.

Si pasojë e këtyre tërmeteve të fuqishme kanë humbur jetën 101 qytetarë të Japonisë.

Një krahasim me tërmetin që goditi zonën Turqi – Siri në vitin 06.02.2023.

Tërmeti ishte me magnitudë 7.7 shkallë të Rihterit, pra si pasoj e këtij tërmeti numri i viktimave ishte mbi 60.000 (60 mijë) viktima, humbjet ekonomike me mbi 163.5 miliardë dollar Amerikan.

Çka na jap të kuptojmë me këto dy raste në dy shtet të ndryshme në njërin shtet janë zbatuar dhe zbatohen kodet strikte ndërtimi dhe masa gatishmërie për fatkeqësitë për të zbutur rreziqet që lidhen me jetesën në një zonë sizmikisht aktive, edhe se këto dy zonat janë shumë aktive dhe gjenden mbi thyerjet e pllakave tektonike dallimi në numër, në humbje të jetës së qytetarëve dhe humbjeve ekonomike, është skajshmërisht i lart, kjo tregon qartë se në shtetin tjetër në fjalë Turqi nuk janë zbatuar dhe nuk zbatohen kodet strikte të ndërtimit.

Japonia me zbatimin strikt e kodeve të ndërtimit në raport se cilën zonë sizmike qëndron, ishte dhe është një mësim, këshillë për të gjitha shtetet e botës që gjenden apo janë afër zonave sizmike.

Japonia ndodhet në pllakën tektonike të Paqësorit, e cila është një nga pllakat tektonike kryesore të kores së Tokës.

Japonia ndodhet në një rajon aktiv sizmik të njohur si "Unaza e Zjarrit", ku takohen disa pllaka tektonike.

  • Pllaka tektonike e Paqësorit, Unaza e zjarrit;
  • Pllaka tektonike e Amerikës Veriore;
  • Pllaka tektonike e Euroazisë;
  • Pllaka tektonike e Filipineve.

Me një fjalë është një nyje e këtyre thyerjeve të 4 pllakave tektonike (me subduksion, zgjerim, normale dhe horizontale. Ekziston një kryqëzim i trefishtë i këtyre pllakave jo shumë larg Tokios.

Në çdo rast, të paktën katër pllaka tektonike po ndërveprojnë brenda dhe rreth Japonisë.

Kjo e bën Japoninë të prirur ndaj tërmeteve, cunamit dhe aktivitetit vullkanik. Lëvizja e pllakave tektonike në rajon mund të përbëjë vërtet një rrezik të madh për vendin dhe banorët e tij. Japonia ka përjetuar tërmete dhe cunami shkatërruese në të kaluarën për shkak të vendndodhjes së saj në pllakën tektonike të Paqësorit. Qeveria japoneze ka zbatuar kode strikte ndërtimi dhe masa gatishmërie për fatkeqësitë për të zbutur rreziqet që lidhen me jetesën në një zonë sizmikisht aktive.

*Autori është Shef i Rrjetit Sizmik të Kosovës në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik

/Motilokal.com