Tërmeti shkatërrues në Japoni e zhvendosi tokën me më shumë se një metër

Tërmeti shkatërrues në Japoni e zhvendosi tokën me më shumë se një metër

Ekspertët vlerësojnë se tërmeti i fortë që goditi prefekturën japoneze të Ishikawa të hënën e zhvendosi tokën në rajonin Noto deri në 1.3 metra në perëndim.

Administrata Japoneze e Informacionit Gjeohapësinor (GSI) ka analizuar të dhënat GPS pas tërmetit me magnitudë 7.6 ballë dhe lëvizja më e madhe është regjistruar në qytetin Vajima, rreth 1.3 metra në perëndim.

Lëvizja e tokës në drejtim të perëndimit me rreth 1 metër është regjistruar në qytetin Anamizu dhe rreth 80 centimetra në qytetin e Suzu, raporton transmetuesi publik japonez NHK.

Kujtojmë se të paktën 30 persona humbën jetën nga tërmeti që goditi Japoninë, ndërsa kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë edhe sot.

/Motilokal.com