Bie bora e parë për këtë vit në Shqipëri

Bie bora e parë për këtë vit në Shqipëri

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se bora e parë për këtë vit filloi në Bogë-Theth.

Sipas ARRSH-së mjetet borëpastruese janë në terren duke bërë pastrimin e trupit të rrugës nga dëbora. Qarkullimi kryhet pa probleme

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë drejt këtij segmenti me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.

/Motilokal.com