Analiza paraprake e temperaturës së planetit tonë për vitin 2023 tregon disa fakte shqetësuese.
2023 ishte deri tani viti më i ngrohtë i regjistruar për planetin, me një devijim total prej +0.62 °C mbi mesataren 1991-2020. 2016 tani renditet në vendin e dytë si viti më i ngrohtë.
Nëse krahasojmë temperaturën mesatare të planetit tonë në vitin 2023, në raport me atë të periudhës paraindustriale (1851-1900), devijimi arrin vlerën +1.42 °C, duke iu afruar kufirit +1.5 °C, e cila është vendosur në vitin 2016 sipas Marrëveshjes së Parisit.
Pothuajse të gjitha rajonet e planetit kishin temperatura mbi vlerën mesatare të periudhës 1991-2020, siç mund të shihet në hartë. Në Evropë, vetëm disa rajone skandinave kishin një temperaturë mesatare më të ulët se vlerat klimatike në vitin 2023 (ngjyrat blu në hartë)
Të dhënat vijnë nga observatori i ndryshimeve klimatike të programit evropian Copernicus.

/climatibook/Motilokal.com
