Me mbi 26 milionë vizita në vit, tani është fakt i kryer se portali motilokal.com është konfirmuar si media më e klikuar në tërë hapësirën shqiptare sa i takon informimit për motin.
Saktësia në parashikimin e motit dhe temat e larmishme nga fushat e ndryshme shoqërore e kanë shndërruar Motilokal.com në referencën kryesore dhe më të besueshme të motit të të gjithë shqiptarëve kudo që ata ndodhen.
Motilokal.com vazhdon të sjellë lajmet më ekskluzive për surprizat e motit, ndryshimet klimatike, ambientin, të rejat nga shkenca e shëndetësia, si dhe përmes fotografive të papara dhe kurioziteteve të palexuara ua shpalos lexuesve të vet bukuritë e trojeve shqiptare.
Po ashtu, vlen të theksohet se motilokal.com ka intervistuar shkencëtarë dhe udhëheqës të institucioneve më të rëndësishme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Por Motilokal.com nuk është vetëm për motin. Në rubrikat e saj ofron lajme dhe artikuj të rëndësishëm mbi energjinë e gjelbër dhe mbrojtjen e ambientit. Në një kohë kur ndryshimet klimatike janë në zemër të vëmendjes globale, ky portal informon rreth inovacioneve dhe zhvillimeve të fundit në fushën e energjisë së gjelbër dhe mbrojtjes së mjedisit.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i Motilokal.com janë reportazhet për vendet e bukura shqiptare dhe natyrën. Nëpërmjet artikujve dhe galerive fotografike të përsosura, kjo media tregon bukurinë e Shqipërisë dhe Kosovës, nga malet e deri te bregdeti i mrekullueshëm.
Por nuk mungojnë as temat e tjera interesante. Motilokal.com ofron artikuj dhe reportazhe mbi shkencën, teknologjinë, kuriozitetet, faktet dhe shëndetin. Kështu, ju mund të zgjidhni një sërë temash që do t'ju zbavitin dhe t’ju bëjnë të ndiheni të informuar.
Nëpërmjet artikujve, lajmeve dhe reportazheve të saj, Motilokal.com synon të informojë, të ndërgjegjësojë dhe të frymëzojë audiencën për të marrë pjesë në mbrojtjen e mjedisit dhe energjisë së gjelbër.
Motilokal vazhdon të rritet dhe zhvillohet çdo vit. Sipas statistikave në vitin 2021, platforma jonë kishte një bazë të qëndrueshme prej 23 milionë përdorues. Me kalimin e kohës dhe përmirësimet e vazhdueshme në shërbimet tona, në vitin 2022 arritëm një numër prej 24 milionë përdoruesish. Ndërkaq, vitin 2023, gëzojmë një rritje më të fortë, duke regjistruar një total prej 26 milionë përdorues. Kjo përfshin edhe 300 mijë përdorues të rinj aktivë që iu bashkuan medias Motilokal gjatë këtij viti. Kjo rritje na inkurajon dhe na motivon për të vazhduar informimin sa më të saktë të lajmeve lidhur me motin dhe artikujve të ndryshëm.
Ju faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme!
