Ky është shkaku i dhimbjes së shpinës

Ky është shkaku i dhimbjes së shpinës

Një hulumtim i kryer në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos sugjeron se qelizat e pranishme në disqet e shtyllës kurrizore mund të lidhen me rrezikun e dhimbjes së shpinës.

Këto janë qeliza që stimulojnë rritjen e fibrave nervore përgjegjëse për dërgimin e sinjaleve të dhimbjes në tru, shpjegojnë shkencëtarët në revistën Science Translational Medicine.

Sipas tyre, qelizat e shëndetshme të diskut të shtyllës kurrizore mund të shndërrohen në qeliza të lidhura me dhimbjen në kushte të ngjashme me degjenerimin e diskut.

Është vlerësuar se dhimbja e shpinës së shkaktuar nga disqet e degjeneruara të shtyllës kurrizore prek rreth 40% të të rriturve.

Studiuesit shpresojnë se gjetjet e reja do të mundësojnë zhvillimin e terapive të reja për dhimbjet e shpinës.

/Motilokal.com