Këto vetura zhduken nga tregu këtë vit, mes tyre ka edhe modele të famshme

Këto vetura zhduken nga tregu këtë vit, mes tyre ka edhe modele të famshme

Ka disa modele automjetesh të cilave do t'u themi lamtumirë këtë vit dhe më e keqja, një prej tyre është një model kyç evropian për blerësit me xhepa më të cekët.

Bëhet fjalë për një Ford Fiesta, prodhimi i të cilit përfundon këtë vit. Është vetura që do të na mungojë më shumë sepse, përveç çmimit të drejtë, ofronte edhe karakteristika të shkëlqyera drejtimi me motorë cilësorë.

Vetura e vogël e qytetit mund të rikthehet si një veturë elektrike, por tani për tani është thjesht një ndoshta.

Një tjetër veturë që gjithashtu do të zhduket nga tregu është Audi R8, edhe pse po shtohen informacionet se do të marrë një pasardhës elektrik. Edhe gjermanët këtë vit ndalojnë prodhimin e Audi TT.

Ferrari Portofino M do t'i lërë vendin Roma Spider. Mercedes-Benz do t'i japë fund prodhimit të disa coupes dhe kabriove nga katalogu i tij.

Pas 18 vitesh, Chrysler 300 del nga prodhimi.

Këtë vit, Kia thuhet se po ndalon prodhimin e sedanit Stinger, i cili ishte një lloj sulmi ndaj veturave premium gjermane të klasës së mesme, si seria 3.

/Motilokal.com