Gjatë ditës së premte në Shqipëri pritet përmirësimi i situatës meteorologjike për shkak të depërtimit të masave ajrore më të thata me origjinë jugore, ku parashihet të mbajë mot me kthjellime dhe vranësira, që në orët e mbrëmjes do të jenë të dendura.
Ndërsa të shtunë pritet përkeqësim i situatës meteorologjike, ku do të kemi mot me vranësira e reshje shiu, vende-vende në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Ndërkaq në zonat malore mundësi për reshje bore.
Dita e fundit e javës e diela do të jetë me vranësira e reshje të dendura shiu, mundësi për vërshime të shpejta për shkak të intensitetit të madh të reshjeve. Në viset e larta malore mundësi për borë.

/Motilokal.com
