Vazhdon moti i butë, ky është parashikimi për sot dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë

Vazhdon moti i butë, ky është parashikimi për sot dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë

Java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot pranveror me diell dhe vranësira të cilat nga pasditja e së mërkurës do të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa ditën e enjte parashihen reshje bore.

Moti për ditën e hënë do të mbajë mëngjesi i kthjellët, ndërsa mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 13 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të verilindjes.

Ndërsa e marta do të jetë mëngjesi me mot pjesërisht me re, kurse mesdita me vranësira. Temperaturat do të luhatën prej 3 deri në 15 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 4 m/s në drejtim të jug-jugperëndimit.

Dita e mërkure do të mbaj mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhaten nga 5 deri në 14 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 7 m/s në drejtim të jugperëndimit. /Motilokal.com