Po vjen dimri i vërtetë, pritet borë dhe acar

Po vjen dimri i vërtetë, pritet borë dhe acar

Pas një periudhe të gjatë moti të ngrohtë mbi mesataren, temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në fillim të javës së ardhshme.

Në veriun e largët dhe lindjen e Evropës, viti 2024 filloi me të ftohtë të fortë. Në Suedi është regjistruar temperatura më e ulët në 25 vitet e fundit, merkuri ka rënë në -43.6 gradë Celsius. Duke qenë se në këtë pjesë të Evropës ka pak dritë dielli në fillim të janarit, temperaturat në shumë vende janë nën -30 gradë Celsius edhe pasdite.

Së shpejti mund të presim edhe më shumë mot dimëror në rajonin e Ballkanit si Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ajri dukshëm më i ftohtë do të fillojë të zbresë drejt vendeve rajonit tonë në fund të javës. Me afrimin e frontit të ftohtë, mbi Itali dhe Adriatik do të formohet një ciklon, i cili do të na sjellë më shumë reshje shiu të shtunën dhe të dielën. Në zonat malore mund të formohet shtresë më e trashë e borës. Ka shumë të ngjarë që një shtresë e hollë bore të mbulojë edhe zonat urbane.

Pas kalimit të frontit të ftohtë, një masë ajrore polare do të rrjedhë drejt nesh për disa ditë. Nga e hëna e deri në fundin e javës temperaturat e ditës nuk do të shkojnë as mbi zero në shumë vende. Era verilindore do të sigurojë që ajo të ndjehet disa gradë më pak se sa do të tregojnë termometrat.  Reshje bore mund të bie të hënën dhe të martën.

Temperaturat në zonat malore mund të arrijnë deri në -15 gradë Celsius, ndërsa në zonat urbane deri në -6 gradë Celsius.

Reshje bore priten edhe gjatë këtyre ditëve si në Brezovicë, Rugovë, Prevallë dhe Brod të Kosovës, po ashtu reshje bore priten edhe në viset malore të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

/Motilokal.com