Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot i ftohtë, me diell, vranësira, reshje shiu dhe bore.
Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë i ftohtë, me erëra, kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të lëvizin prej 0 deri në 1 °C. E diela parashihet ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Temperatura pritet të luhaten nga -3 deri në 1 °C.
Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet i ftohtë, me reshje shiu dhe bore. Temperaturat do të luhaten nga 0 deri në 1 °C. E diela pritet të jetë me reshje bore. Temperaturat do të sillen nga 0 deri në -1 °C.
Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë pjesërisht me vranësira e intervale me diell dhe riga shiu. Temperatura do të luhaten nga 3 deri në 6 °C. E diela parashihet të jetë pjesërisht me vranësira dhe erëra. Termometri pritet të shënon temperatura prej 1 deri në 0 °C.
Moti të shtunën në Hamburg do të mbaj me vranësira, erëra dhe reshje të lehta bore. Temperaturat do të luhatën nga 0 deri në 1 °C. Dita e diel do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperatura do të lëvizin prej 0 deri në 1 °C.
Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me vranësira dhe riga lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 2 deri në 3 °C. E diela parashihet mot pjesërisht me re dhe erëra. Temperatura pritet të luhaten nga 0 deri në 1 °C.
E shtuna në Shtutgart do të jetë pjesërisht me vranësira dhe riga shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 3 deri në 4 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot me vranësira e reshje të lehta bore. Temperaturat do të sillen nga 2 deri në 0 °C.
/Motilokal.com
