Parashikimi/ Mësoni si do të mbajë moti në fundjavë në Zvicër

Parashikimi/ Mësoni si do të mbajë moti në fundjavë në Zvicër

Moti të shtunën në Bazel do të mbajë kryesisht me vranësira dhe riga lokale shiu. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 3 deri në 4 °C. E diela do të jetë me reshje të lehta bore. Termometri pritet të shënon temperatura prej 2 deri në 3 °C.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë ftohtë, me shi dhe fjolla bore. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 2 deri në 3 °C. Dita e diel parashihet të mbajë me reshje të lehta bore. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 1 °C.

Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë pjesërisht me re dhe riga shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 5 °C. Moti të dielën parashihet me riga lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 3 deri në 4 °C.

Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës do të luhatën nga 4 deri në 5 °C. Të dielën pritet mot me shi dhe erëra. Temperaturat do të sillen nga 2 deri në 3 °C.

Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot me vranësira e riga shiu. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 4 deri në 6 °C. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të luhaten nga 3 deri në 5 °C

/Motilokal.com