Parashikimi/ Mësoni si do të mbajë moti të shtunën në Shqipëri

Parashikimi/ Mësoni si do të mbajë moti të shtunën në Shqipëri

Ditën e shtunën Shqipëri pritet të mbajë mot me kthjellime dhe vranësira. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në një pjesë të madhe të vendit. Në zonën e jugut priten reshje me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në viset malore parashihen reshje bore.

Termometri të shtunën pritet të shënojë temperatura prej 14 deri në 17 °C.

/Motilokal.com