Shqetësues/ Regjistrohet momenti i përplasjes së dy autobusëve në Turqi

Shqetësues/ Regjistrohet momenti i përplasjes së dy autobusëve në Turqi

Dy autobusë dhe një kamion janë përfshirë në përplasjen zinxhirore që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm jo shumë larg qytetit të Karsit në lindje të Turqisë, ku dy persona kanë mbetur të vdekur.

Guvernatori i Karsit, Ziya Polat, tha se sipas informacioneve fillestare janë lënduar edhe tetë persona të tjerë.

Dy të moshuar thuhet se kanë vdekur dhe të plagosurit u dërguan në një spital në Saikamis.

Një numër i madh i punonjësve të emergjencës, policisë dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit janë dërguar në vendngjarje.

Aksidenti trafiku ka ndodhur për shkak të borës dhe akullit në rrugë.

Ndërkohë u shfaq një video e një aksidenti të tmerrshëm, i cili mund të jetë shqetësues për shumëkënd. U shfaq momenti kur një autobus u përplas me një tjetër sepse nuk mund të ndalonte për shkak të dyshemesë së rrëshqitshme.

/Motilokal.com