Parashikimi/ Mësoni si do të mbajë moti të dielën në Shqipëri

Parashikimi/ Mësoni si do të mbajë moti të dielën në Shqipëri

Ditën e diel Shqipëri pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu.

Reshje intensive shiu priten në qarkun Gjirokastër, ndërsa në Vlorë dhe Korçë parashihen reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet priten mesatare në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat ndërsa në Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë priten reshje deri lokalisht mesatare. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata pothuajse në të gjithë vendin.

Në zonat malore në veri, lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 900m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë bore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

Termometri të dielën pritet të shënojë temperatura prej 10 deri në 11 °C.

/Motilokal.com