Rikthehen reshjet e borës në Korçë, kjo është gjendja e rrugëve

Rikthehen reshjet e borës në Korçë, kjo është gjendja e rrugëve

Moti i keq i orëve të fundit që ka pushtuar gjithë Shqipërinë, ka sjellë reshje bore edhe në zonat malore të Bashkisë Korçë.

Sipas njoftimit të kreut të Korçës, Sotiraq Filo që prej orëve të para të mëngjesit ekipi i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike ndodhet në terren për pastrimin e borës në aksin rrugor Shtyllë - Mashkullorë - Panarit.

“Puna po vijon, ndërkohë që nuk paraqitet asnjë problematikë”, ka theksuar Filo.

/Motilokal.com