Parashikimi/ Ja si do të jetë moti në ditët e para të javës në Shqipëri

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti në ditët e para të javës në Shqipëri

Moti në Shqipëri do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera termike në rënie të ndjeshme për shkak të depërtimit të masave ajrore polare që ka përfshirë jo vetëm rajonin e Ballkanit por pjesën më të madhe të Evropës. Si shkak i këtij depërtimi probleme mund të shfaqen nga ngricat e forta në akset rrugore.

Përveç ditës së hënë ku parashihet reshje shiu dhe borë në viset malore.

Të martën pritet mot i kthjellët, me diell dhe vranësira e reshje të lehta bore në viset malore. Në mëngjes dhe mbrëmje për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë ngrica.

E mërkura parashikohet të jetë me mot të ftohtë, kthjellët e me diell.

/Motilokal.com