Parashikimi/ Ja si do të jetë moti në ditët e para të javës në Maqedoni

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti në ditët e para të javës në Maqedoni

Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira e reshje të kohëpaskohshme shiu, në zonat malore dhe më të larta në pjesët veriore me borë. Nga orët e mbrëmjes, sidomos në pjesët veriore dhe lindore, reshjet do të kalojnë në borë e herë pas here në zonat më të ulëta.

Dita e martë do të mbajë paradite me fjolla borë, ndërsa ditën me vranësira të pjesshme dhe ftohtë.

E mërkura do të jetë ftohtë, me diell dhe vranësira kalimtare.

/Motilokal.com