Borë dhe shi në Shqipëri, kjo është gjendja e rrugëve

Borë dhe shi në Shqipëri, kjo është gjendja e rrugëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë natës i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe bore në zonat malore, ku sipas tyre grupet e punës kanë qenë në terren për të bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës.

Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë nga km 20 ka pasur reshje bore me intensitet mesatar, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje.

Sipas ARRSH-së rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.

/Motilokal.com