Ditën e martë Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë polare.
Moti do të jetë i ftohtë, me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Në zonën e Alpeve, në verilindje dhe në jug priten reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.
Për shkak të temperaturave të ulëta në mëngjes dhe mbrëmje pritet prezencë e ngricave në rrugë.
Termometri të martën pritet të shënojë temperatura prej 2 deri në 12 °C.
/Motilokal.com
