Togg publikon pamjet e para të modelit të ri të automjetit Sedan

Togg publikon pamjet e para të modelit të ri të automjetit Sedan

Togg ka shpërndarë videon e parë promovuese të modelit të saj të ri Sedan, i cili pritet të ekspozohet në Panairin e elektronikës së konsumit dhe IT-së, CES 2024, raporton Anadolu.

Videoja e shpërndarë nëpërmjet platformës X, tërhoqi vëmendje të madhe nga publiku.

Në videon e ndarë me përshkrimin "T10" tërheq vëmendjen emri i modelit të ri me pikëpyetje dhe nga imazhi shihet se automjeti në fjalë është një Sedan me linja "fastback".

Modeli i ri, i cili pritet të prezantohet në CES 2024 që do të mbahet në Las Vegas në datat 9-12 janar, vlerësohet të dalë si "T10S" sipas sistemit të emërtimit të modelit të shpallur më parë.

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır më parë kishte njoftuar se modeli Sedan i Togg do të prezantohet në fund të vitit 2024 dhe prodhimi do të fillojë në vitin 2025.

/Anadolu/Motilokal.com