A i dini përfitimet e motit të ftohtë për trupin dhe mendjen?

A i dini përfitimet e motit të ftohtë për trupin dhe mendjen?

Dimri dhe temperaturat e ulëta kanë avantazhet e tyre, veçanërisht për shëndetin e njerëzve.

I ftohti është i mirë për shëndetin tonë. Megjithatë, shumë nuk e dinë. Më poshtë ju sjellim disa përfitime që trupi dhe mendja jonë ka nga temperaturat e ulëta.

Ne marrim frymë më mirë

Për shkak të ajrit më të pastër, ne marrim frymë më mirë. Ajri i freskët dhe i pastër është ideal për të kaluar kohë në natyrë, shëtitje të gjata dhe frymëmarrje të thellë.

Truri funksionon më mirë

Është vërtetuar se në temperatura të larta, njerëzit marrin vendime më të mëdha, më komplekse shumë më rrallë. Moti i nxehtë i varfëron më shpejt rezervat tona të glukozës dhe ndërsa përdorim glukozën në proceset mendore, mungesa e saj ndikon në aftësinë tonë për të marrë vendime.

I ftohti redukton inflamacionin dhe largon infeksionet

Inflamacioni i muskujve shpesh lehtësohet duke aplikuar akull në zonën e fryrë dhe të dhimbshme. Dhe temperaturat e ulëta të ajrit kanë të njëjtin efekt. Shumë atletë përdorin krioterapinë, pra terapinë me akull, që nënkupton ekspozimin ndaj temperaturave jashtëzakonisht të ftohta, në trajtimin e inflamacioneve dhe lëndimeve. Të qenit jashtë na bën më elastik. Kjo për shkak se numri i qelizave që luftojnë infeksionin në fakt rritet kur jemi jashtë në të ftohtë.

Ne kemi më shumë energji

Një shëtitje në të ftohtë do t'ju mbushë me energji dhe do të jeni energjikë për orë të tëra pasi të ktheheni në të ngrohtë, sepse i ftohti stimulon energjinë. Gjithashtu, për të pasur një efekt të tillë, nuk keni nevojë të ekspozoheni për një kohë të gjatë ndaj të ftohtit.

Ne flemë më mirë

Personat që vuajnë nga pagjumësia kanë një temperaturë trupore më të lartë, ndaj gjumi në një dhomë paksa të ftohur, në një temperaturë ideale prej 16 deri në 20 gradë Celsius, do t’i ndihmojë ata që vuajnë nga pagjumësia, si dhe gjithë të tjerët, të flenë më mirë.

/Motilokal.com