Gjendja e rrugëve në Shqipëri pas reshjeve të borës

Gjendja e rrugëve në Shqipëri pas reshjeve të borës

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë natës ka pasur reshje bore në zonat malore si në Tamarë-Vermosh, Qafë Thore-Bogë, Valbonë, Kukës-Shishtavec, Vaudejes-Pukë-Kukës, Korçë-Dardhë, Qafë Qarri-Ersekë të shoqëruar me temperatura të ulëta deri në -8°C.

Sipas ARRSH-së grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje në terren për të bërë pastrimin nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

ARRSH thekson se qarkullimi vijon pa probleme.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.

/Motilokal.com