Ambasada e Kosovës në Itali: Asnjë kosovar i prekur nga koronavirusi

Ambasada e Kosovës në Itali: Asnjë kosovar i prekur nga koronavirusi

Ambasada e Kosovës në Italia përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se deri më tani asnjë kosovar nuk është i prekur nga koronavirusi.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Milano janë duke e monitoruar dhe ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes emergjencën shëndetësore lidhur me përhapjen e Koronavirus - Covid 19 në Itali. Fatmirësisht, deri më sot nuk rezulton i prekur nga ky virus asnjë shtetas nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada e Kosovë u ka bërë thirrje shtetasve kosovar me banim/qëndrim në Itali, se në rast nevoje mund të kontaktojnë në çdo moment në numrat e emergjencës 24/7.

“Në koordinim me organet dhe institucionet tona dhe ato vendore italiane, mbetemi në gatishmëri të plotë të shtetasve tanë”, thekson Ambasada.

Për çdo eventualitet numri i emergjencave i ARKS në Romë: +393274526991; dhe ai i Konsullatës së Përgjithshme në Milano: +393472127662./Motilokal.com