Kjo është cilësia e ajrit në Prishtinë

Kjo është cilësia e ajrit në Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ditëve të fundit ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, pasi që ajri ka qenë i ndotur dhe se ishte i pashëndetshëm për personat e ndjeshëm e ata me sëmundje kronike.

“Të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur në mëngjes dhe mbrëmje sidomos për personat me sëmundje kronike kardiovaskulare, respiratore, fëmijët dhe shtatzënat”, ishte rekomandim i IKSHP-së një ditë më parë.

Por IKSHP sot ka bërë të ditur se cilësia ajrit është përmirësuar dhe se kualiteti i ajrit është mesatar.

/Motilokal.com