Një i dyshuar me koronavirus, shtrihet në Klinikën Infektive

Një i dyshuar me koronavirus, shtrihet në Klinikën Infektive

Një person dyshohet se është infektuar nga koronavirusi,  i cili tashme është shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, i cili ka theksuar se brenda dy orëve do të dihet rezultatet lidhur me rastin.

Ministri i Shëndetësisë nuk dha shumë detaje rreth rastit. Edhe të shtunën ka qenë një rast, por që rezultatet ishin negative./Motilokal.com