Ja cila kompani ka shitur më shumë vetura në botë vitin e kaluar

Ja cila kompani ka shitur më shumë vetura në botë vitin e kaluar

Kompania japoneze Toyota Motor ka ruajtur pozicionin e saj lider në tregun ndërkombëtar të shitjeve të automjeteve për të katërtin vit radhazi, raporton agjencia Kyodo bazuar në vlerësimet e veta.

Agjencia thekson se Toyota ka shitur 10.22 milionë automjete midis janarit dhe nëntorit të vitit të kaluar, ndërsa konkurrenti kryesor i saj Volkswagen shiti 9.24 milionë automjete në 2023.

Toyota ende nuk ka publikuar shifrat zyrtare të shitjeve për vitin 2023.

Më 27 dhjetor, kompania japoneze prezantoi një raport ku thuhet se në periudhën janar-nëntor 2023, ka prodhuar 9.23 milion automjete rekord.

Rekordi i mëparshëm u vendos në vitin 2019 kur Toyota prodhoi 9.05 milion automjete.

/Motilokal.com