Volkswagen T-Cross vjen me një pamje krejtësisht të re

Volkswagen T-Cross vjen me një pamje krejtësisht të re

Volkswagen T-Cross ka fituar jashtëzakonisht popullaritet të madh që nga debutimi i tij në vitin 2019 dhe deri më tani ka 1.2 milion vetura të shitura. Së fundmi VW po vjen me një version të përditësuar të T-Cross, i cili duket se ka ardhur në kohë mjaft të mirë, duke pasur parasysh konkurrencën e madhe. Versioni i ri, ofrohet me tri modele të sistemit të fuqisë, të gjitha me benzinë dhe me një transmision automatik me gjashtë dhe shtatë shpejtësi. Dizajni i tij merr jetë nga dritat e pasme dhe ato LED.

Gjithashtu, përmban edhe sensorë që kryejnë funksione të ndryshme, si për nisjen dhe drejtimin e veturës, por edhe parkimin e saj. Ky model i ri vjen me përditësime në brendësinë e tij dhe me tre ngjyra, Grape Yellow, Clear Blue Metallic dhe Kings Red Metallic.

Rikujtojmë, se kreu i dizajnit të brendit Volkswagen, Andreas Mindt, ka konfirmuar zyrtarisht se një model i ri Golf GTI, tërësisht elektrik, do të dalë në treg në vitin 2026. Në një postim në Instagram, Mindt shfaqi historikun e GTI, duke filluar me atë të vitit 1975.

“Në vitin 2026, ne do të prezantojmë versionin elektrik të këtij modeli ikonik”, shkroi Mindt. Krahas postimit, ai ndau edhe një skicë, duke krahasuar GTI-në origjinale me ID-në e ardhshme elektrike. Ndërsa VW ka konfirmuar synimin e saj për të prodhuar modelin elektrik të Golf GTI muaj më parë, tani e kanë zyrtarizuar daljen e tij në treg.

/Motilokal.com