Rreziku nga koronavirusi, Manastirliu: Asnjë rast në Shqipëri, shmangeni lajmet e rreme

Rreziku nga koronavirusi, Manastirliu: Asnjë rast në Shqipëri, shmangeni lajmet e rreme

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se deri në këto momente nuk ka asnjë rast me koronavirus në Shqipëri, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që t’i besojnë vetëm informacioneve zyrtare.

“Sot mblodha Task-Forcën me ekspertë dhe drejtues të institucioneve shëndetësore, të policisë kufitare dhe përfaqësues të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” për forcimin e masave për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit COVID-19, pas situatës shëndetësore me prezencë komunitare në Itali”, tha ministrja Manastirliu.

Image may contain: 2 people

Ajo tha se janë marrë të gjitha masat në aeroport, pikat kufitare dhe në portet detare.

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

“Pashë nga afër edhe masat e marra në aeroportin “Nënë Tereza”, sikundër po veprohet me të gjitha pikat kufitare, me personel të përforcuar për të kontrolluar udhëtarët që vijnë nga vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19”, deklaroi ajo.

Image may contain: 5 people, people standing

Më tej ministrja ftoj qytetarët që t’i shmangen informacioneve të rreme që qarkullojnë duke marrë në konsideratë vetëm informacionet zyrtare qe shpërndahen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apo ekspertëve./Motilokal.com