Afganistani goditet nga një tërmet i fuqishëm

Afganistani goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë goditi Afganistanin të enjten, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, transmeton Anadolu.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në qarkun Jurm të provincës verilindore Badakhshan në orën 09:20 sipas kohës lokale, tha agjencia e qeverisë amerikane.

Lëkundjet u ndjenë gjithashtu në të gjithë Pakistanin dhe në disa pjesë të Indisë dhe Kashmirit.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme.

/Motilokal.com