Lajmi i fundit/ S'ka koronavirus në Kosovë

Lajmi i fundit/ S'ka koronavirus në Kosovë

Pas dyshimit me një rast të dyshuar me koronavirus, rezulatatet e publikuar kanë dalë negative.

Pacientja e dyshuar kishte ardhur nga Italia.

Në një njoftim Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike me të marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për një paciente të dyshimtë në sëmundjen Koronavirus COVID-19.

Pacientja ka pasur ethe, djegje të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e ndieshëm.

Ekipi i laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin

"SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ, domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas IKSHPK-së laboratori mikrobiologjik i institutit është pajisur me kite dhe reagensa për detektimin e 2019-nCoV.

Ekipet e Institutit Kombëtar po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me coronavirusin në botë./Motilokal.com