Moti në fundjavë në Gjermani

Moti në fundjavë në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot i ftohtë, me diell, vranësira, reshje shiu dhe bore.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë ftohtë, me erëra, vranësira dhe reshje shiu e borë. Temperaturat do të lëvizin prej 1 deri në 2 °C. E diela parashihet ftohtë, kryesisht me vranësira, reshje shiu dhe borë. Temperatura pritet të luhaten nga 1 deri në 2 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet ftohtë, kryesisht me diell. Temperaturat do të luhaten nga -5 deri në -2 °C. E diela pritet të jetë me mot të ftohtë, pjesërisht me re dhe diell. Temperaturat do të sillen nga -7 deri në 0 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë pjesërisht me vranësira e intervale me diell dhe riga shiu e bore. Temperatura do të luhaten nga 0 deri në 3 °C. E diela parashihet të jetë pjesërisht me vranësira dhe fjolla bore. Termometri pritet të shënon temperatura prej 0 deri në 3 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbaj me vranësira, erëra dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhatën nga 2 deri në 3 °C. Dita e diel do të mbajë mot me reshje shiu dhe bore të shoqëruara me erëra. Temperatura do të lëvizin prej 2 deri në 3 °C.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me vranësira dhe riga lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 1 deri në 2 °C. E diela parashihet mot me shi, borë dhe erëra. Temperatura pritet të luhaten nga 0 deri në 2 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë me mot të ftohtë kryesisht me diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga -3 deri në 0 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot pjesërisht me re dhe diell. Temperaturat do të sillen nga -2 deri në 3 °C.

/Motilokal.com