Si do të mbajë moti të shtunën në Shqipëri

Si do të mbajë moti të shtunën në Shqipëri

Ditën e shtunë Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Moti do të jetë i ftohtë, me kthjellime dhe diell. Vlen të theksohet prezenca e ngricave në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull në lugina.

Termometri të shtunën pritet të shënojë temperatura prej -2 deri në 7 °C.

/Motilokal.com