Si do të mbajë moti të dielën në Shqipëri

Si do të mbajë moti të dielën në Shqipëri

Ditën e dielën Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Moti do të jetë i ftohtë, me kthjellime dhe vranësira. Nga orët pasdites dhe mbrëmjes mundësi për riga lokale shiu.

Vlen të theksohet prezenca e ngricave në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull në lugina.

Termometri të dielën pritet të shënojë temperatura prej 2 deri në 9 °C.

/Motilokal.com