Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë rreth orës 00:17 në Elbasan, Lushnjë dhe në zonat përreth këtyre dy qyteteve të Shqipërisë.

Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter, ndërsa thellësia ishte 10 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 27 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 10 kilometra në verilindje të Lushnjës. 

Sipas njoftimeve dridhjet janë ndjerë edhe në Tiranë, Berat dhe Durrës.

/Motilokal.com