Kush ka nevojë të zërë kaq shumë tokë kur Toka është 70 për qind ujë…
Aty ku toka është e pakët, fermat diellore lundruese bëjnë të mundur gjenerimin e energjisë së rinovueshme pa zënë hapësirë që mund të nevojitet për bujqësi ose qëllime të tjera.
Efekti ftohës i ujit lejon qelizat diellore lundruese të funksionojnë në mënyrë më efikase sesa në tokë.
Shumica e fermave diellore lundruese janë instaluar në liqene ose rezervuarë artificialë. Për shembull, ferma diellore lundruese më e madhe në botë, e zbuluar së fundmi në Kinë pranë qytetit Huainan, ndodhet në majë të një zone të mëparshme të minierave të qymyrit që është përmbytur.
Duke mbuluar sipërfaqen e ujit, fermat diellore lundruese reduktojnë avullimin, duke kursyer ujin.
/Motilokal.com
