Këtë ditë rikthehen reshjet e borës

Këtë ditë rikthehen reshjet e borës

Java fillon nën ndikimin e kushteve kryesisht të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Në Shqipëri parashikohet mot me vranësira, reshje shiu në formën e rrebesheve dhe shtrengatave të shoqëruara me bubullima dhe shkarkesa elektrike. Në zonat malore priten reshje bore.

Mot jostabil parashihet edhe në Kosovë, vranësira dhe reshje shiu priten në ditët në vijim. Reshje bore parashihen të hënën dhe martën në viset malore. Fjollat e borës do të shtrihen edhe në zonat e ulët kryesisht të martën, duke u rikthyer sërish të premten dhe fundjavë.

Me vranësira e reshje lokale shiu pritet edhe në Maqedoni, ndërsa në zonat malore reshje bore.

Për shkak të depërtimit të fronteve të ftohta temperatura vazhdojnë të jenë ulëta në mëngjes dhe natën, ndërsa në mesditë me ngritje të lehtë.

/Motilokal.com