Organizata Botërore e Shëndetit: Bota duhet të përgatitet për pandemi të koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetit: Bota duhet të përgatitet për pandemi të koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha se bota duhet të përgatitet për një pandemi të mundshme të koronavirusit.

Një pandemi është kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person në shumë pjesë të botës.

E si rezultat i saj, OBSH ka paralajmëruar të gjitha vendet se duhet të jenë në gjendje gatishmërie.

“Bota po përgatitet për një pandemi të mundshme. Të bëjmë gjithçka për t’u përgatitur për pandemi. Secili vend të bëjë vlerësimet e veta sipas rasteve. Ka nevojë për masa, por nuk duhet të frikësohemi”, tha drejtori i OBSH-së.

Kornoavirusi është një sëmundjen e frymëmarrjes e njohur tashme si CoVid-19, vazhdon të shfaqet në shumë vende të botës, së fundmi raste shqetësimi ka krijuar në Korenë e Jugut në Itali dhe Iran.

Numri më i madh i të infektuarve është në Kinë, ku ishte edhe burimi i virusit, ndërsa deri më tani numërohen 77 mijë persona të prekur dhe 2.600 viktima.

Sa i përket rasteve të prekur jashtë Kinës, më shumë se 1,200 raste janë konfirmuar në 30 vende të tjera, ndërsa janë raportuar më shumë se 20 të vdekur.

Përqindja e personave të infektuar që vdesin nga Covid-19 duket të jetë midis 1% dhe 2%, megjithëse OBSH paralajmëron se niveli i vdekshmërisë nuk dihet ende.

Të hënën, Irani, Afganistani, Kuvajti, Oman dhe Bahreini raportuan rastet e tyre të para nga coronavirusi./Motilokal.com